Myftiu Tërnava jep mesazhin e Fitër Bajramit: Ta forcojmë paqen e solidaritetin mes njerëzve, larg dhunës

Sonte me iftarin e fundit po përcjellim muajin e ramazanit muaj që ka rëndësi të madhe për besimtarin sepse u kultivuan virtytet më të larta. Muaj ku ngritëm më shumë dashurinë ndaj Zotit për ta fituar kënaqësinë e tij. Nesër është dita e parë e Fitër bajramit që vjen pas një muaji dedikim e sakrificë për Zotin.

Festa e Fitër Bajramit është arenë ku shkrihen vlerat. Fitër Bajrami troket në zemrat e besimtarit, në vatrat tona familjare, menjëherë pas muajit të ramazanit. Nesër kemi rastin më të gëzuar për të festuar ditën kur besimtarët gëzohen ngase kanë kryer një nga obligimet madhorë të pesë shtyllave të fesë islame.

Ai ka bërë thirrje për më shumë solidaritet, mirëkuptim dhe dashuri mes njerëzve.

Në prag të festës së Fitër Bajramit ftoj edhe për një unitet më të madh mes nesh, për unitet më të madh politik për të mirën e vendit tonë, për mirëkuptim më të madh. Sot jemi dëshmitarë se kemi mbetur popull i izoluar, në papunësi, e kemi për obligim që ta ndryshojmë këtë gjendje, të krijojmë një shtet të integruar, ta forcojmë paqen e solidaritetin mes njerëzve larg dhunës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *