Mirë se vini në faqen e internetit të Bashkësisë shqiptare IKRA-Siegen

Qendra jonë është një Bashkësi shqiptare islame.
Bashkësia jonë nuk i takon dhe nuk indentifikohet me asnjë partie politike.
Bashkësia jonë është kundër çdo akti të dhunës dhe urrejtjes ndaj te tjerëve.

Qëllimet e saja janë:

  • Ofrimi i kushteve objektive të nevojshme për besimtarët myslimanë për kryerjen e detyrave të tyre fetare dhe kombëtare.
  • Krijimi i kushteve themelore për praktikimin e besimit islam.
  • Angazhimi për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe fetar.
  • Edukimi i brezave të ri në baza fetare dhe kombëtare
  • Arsimimi i të rinjve si në aspekt fetar ashtu edhe në lëmit teknike, shkencat shoqërore dhe në gjuhën amtare.