31Maj/17

Dita 5

Ajet Kuranor: „Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i’tikafë) në xhami, mos t’u afroheni atyre (për marrëdhënie intime). Këto janë dispozitat e Allahut, pra mos i kundërshtoni. ..” (El-Bekare 187)
Vazhdo leximin %s

29Maj/17

Dita 3

Ajet Kuranor:„Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju…“ (El-Bekare 185)

Vazhdo leximin %s

28Maj/17

Dita 2

Ajet Kuranor:“Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (agjërimi), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për të. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju.“ (El-Bekare 184)

Vazhdo leximin %s

26Maj/17

Urimi i kryetarit të KMSH

26Maj/17

Mesazhi i Bashksise islame te Kosoves

Prishtinë, 26 maj 2017

Urimi i Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava për besimtarët dhe qytetarët e Kosovës me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Të nderuar besimtarë!

Vëllezër e motra!

Të nderuar qytetarë të Kosovës

Nesër, myslimanët anekënd botës nisin agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit, prandaj më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar që këtë muaj ta jetoni me të gjitha mirësitë e begatitë e tij. Vazhdo leximin %s

26Maj/17

Mesazhi i Bashkësisë Islame të Maqedonisë

Mesazhi për media i Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit, me rastin e Ramazanit 2017

“O besimtarë!
Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.”
(El-Bekare – 183)
Të dashur besimtarë,
Muaji i Ramazanit është muaj i veçuar nga ana e Allahut xh.sh; e ka veçuar me shumë ngjarje të shenjta, me shumë raste e ndodhi të cilat kanë bërë që njerëzimi të sheh dritë, ta prekë paqen, mirëqenien, ta shijojë lumturinë dhe rehatinë!
Vazhdo leximin %s