28Sep/17

Dita e Ashurasë

Dita e Ashurasë (këtë vit pritet të jetë këtë të shtunë / pasnesër me datë 30.09.2017) është shumë e pëlqyeshme që të agjërohet dhe shpërblimi për të është falja e gjynaheve të vogla të vitit të mëparshëm. Po kështu është e pëlqyeshme që krahas Ditës së Ashurasë të agjërohet edhe dita para saj (29.09.2017).
Ashuraja është quajtur me këtë emër sepse i përket numri dhjetë (ashra), duke qenë se Ashuraja është dita e dhjetë e muajt Muharrem.

Pse e agjërojmë Ashurenë

Kur Profeti (Paqja qoftë mbi të!) erdhi në Medinë, i gjeti hebrenjtë agjërueshëm ditën e ashuresë.
Ai (Paqja qoftë mbi të!) u tha atyre: „Çfar është kjo ditë që po agjëroni?“, ata thanë:
Kjo është një ditë e madhe në të cilën Allahu e shpëtoi Musain (Paqja qoftë mbi të!) dhe popullin e tij, si dhe mbyti në det Faraonin dhe popullin e tij. Musai (Paqja qoftë mbi të!) e agjëroi atë ditë për falenderim, prandaj dhe ne e agjërojmë atë.
I Dërguar i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) tha: „Ne jemi më të meritueshëm dhe më primarët për Musain sesa ju“.
I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) e agjëroi atë ditë dhe urdhëroi që të agjirohet (Bukhari 3943, Muslim 1130).
Ne e agjërojmë atë sipas modelit të Profetit (Paqja qoftë mbi të!) dhe si falenderim ndaj Allahut pët fitoren që i dha profetit të tij, Musait (Paqja qoftë mbi të!).

 

06Sep/17

Numri 7, Enigma që çudit botën!

Dyert e xhehenemit janë 7
Çudirat e botës janë 7
Ëndrrat e mbretit të Egjiptit ishin 7
Tavafi rreth Qabesë është 7 rrotullime
Saji mes Safasë dhe Merves është 7 ecje
Numri i ajeteve të Fatihasë-Elhamit është 7
Numri i guralecëve të haxhit është 7
Mineralet kryesore janë 7
Shkenca ka arritur në 7 lloje kryesore të yjeve
Shkenca ka arritur në përfundim se njeriu është krijuar nga 7
Shtimi i të mirave bën sikur 7 kallinj
Gjymtyrët me të cilat bëjmë sexhde janë 7
Tekbiret e Bajrameve janë 7
Ditët e javës janë 7
Kontinentet e botës janë 7
Therja e kurbanit dhe lënia e emrit fëmijës bëhet në ditën e 7-të
Ngjyrat e ylberit janë 7
Në Kur’an janë përmendur 7 qiejt
Në Krishterizëm gjenden 7 sekretet
Dëshmia islame ka 7 fjalë (La ilahe il-lAll-llah Muhammedun resulull-llah)
Hadith.7 persona (grupe) janë nën hijen e Allahut
– Udhëheqësi i drejtë
– Djaloshi i ri që ka bërë ibadet
– Njeriu që zemrën e ka të lidhur për xhami
– Dy persona që janë dashur për Allah
– Njeriun që gruaja me pozitë dhe bukuri e ka ftuar për imoralitet, e ai ka thënë i frikësohem Allahut;
– Njeriu që ka dhëne lëmoshë dhe e ka fshehur atë
– Njeriu që ka përmendur Allahun në vetmi dhe i kanë rrjedhur lotët.

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

31Aug/17

Kurban Bajrami 2017

Njoftimi i Kurban Bajramit:

Njoftohet xhemati i nderuar i Xhamisë Ikra Siegen, se ditën e premte (me datë 1 shtator 2017), pritet të jetë Dita e e Parë e Kurban Bajramit. Namazi i Sabahut do të falet në orën 06:00, kurse Namazi i Bajramit do të falet në orën 07:30. Allahu i pranoftë adhurimet tona dhe mbarësi e mirësi na dhashtë në familjet tona! Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!

Me respekt: Xhamia Ikra Siegen

27Aug/17

Njoftim për bërjen e kurbanëve

Njoftohet xhemati i nderuar dhe beshkëatdhetarët e besimit islam të Siegen-it me rrethinë se Xhamia Ikra në bashkëpunim me institucione të besueshme islame, organizon mbledhjen e mjeteve për prerjen e bagëtisë së Kurbanit të Bajramit 2017 dhe dërgimiin e shpërndarjen e këtyre kurbanëve për muslimanët e varfër.
Çmimi i një kurbani është 100 Euro dhe dita e fundit e pranimit të kurbanëve është deri të martën e ardhshme (29 Gusht) në darkë.
Mjetet mund ti jipen Hoxhës apo Kryesisë.

Me respekt: Xhamia Ikra

05Aug/17

Hutbeja e lamtumirës

Hutbja lamtumirës e Muhammedit a.s. në Arafat është fjalimi i fundit i mbajtur nga Muhammedi drejtuar besimtarëve musliman, dhe haxhxhi i vetëm në jetën e tijë.

Ky fjalim i fundit ka përmbajtjen si vijon:

O ju njerëz ! Dëgjoni çka do t’ju them, sepse nuk e di se a do t’ju takoj juve në këtë vënd pas këtij viti.

O ju njerëz ! Frikësohuni Allahut dhe respektonie atë. Bëhuni të njerëzishëm e të drejtë ndaj vetës e ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të Allahut. Me të vërtetë gjaku juaj, pasuria juaj janë të shënjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shënjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vënd.
Lexo më tutje

29Jun/17

33. Freundschaftsfest am 1. Juli 2017 ⋅ Integration (er)leben!

Bashkëatdhetar të nderuar,

me datën 01.07.2017 mbahet Freundschaftsfest-i i 33 me radhë.

Hapja e këtij manifestimi bëhet në ora 14:00.

Do të marrin pjesë bashkësi dhe organizata të ndryshme nga më shumë se 20 nacionalitete, ku do të ofrohet program i pasur me muzikë, vallëzim dhe poashtu do të ofrohen specialitete ushqimore nga nacionalitete të ndryshme.

Natyrisht se edhe ne, por edhe klubi shqiptar Shqiponja do të jemi aty prezent dhe do të ofrojmë specialitete ushqimore shqiptare.

Prandaj i ftojmë të gjithë baskëatdhetarët që të na vizatojnë dhe të kalojnë një pasdite të mirë familjare.

25Jun/17

Urimi i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare – Gjermani

Gëzuar Fitër Bajramin

Esselamu alejkum

Të nderuar vëllezër besimtar,

Unioni i qendrave Islame Shqiptare në Gjermani i uron të gjithë shqiptarët në Gjermani, në mbarë trojet e tyre etnike, por dhe mbarë myslimanët anembanë botës:

“Gëzuar për shumë vjet festën e madhe të Fitër Bajramit!”

Myslimanët në mbarë botën, mbyllën agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit, mbyllën muajin e Kuranit, muajin e xhamijave, muajin e agjërimit, muajin e zekatit, muajin e mirësisë dhe ndihmës ndaj nevojtarëve. Ai ishte një muaj i mbushur me ushqim shpirtëror, muaj plot me vepra të mira, vlera sublime, komunikim ndërnjerëzor, respekt, frekuentim të xhamive, lexim të Kuranit etj…

Festa e Fitër Bajramit është një shans solidariteti me familjen islame, por edhe me familjen e madhe njerëzore. Prandaj dhe e lusim Zotin e lartësuar që t’ua ketë pranuar të gjithëve agjërimin e këtij muaji, lutjet, sadakanë dhe të gjithë veprat e mira që keni bërë!
Zoti i ktheftë këto ditë të bekuara sërish mes jush!

Gëzuar! Gëzuar! Gëzuar!

Me shumë selame dhe respekt:

Mensur ef. Halili

24Jun/17

Urimi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

URIMI I KRYETARIT Z. SKENDER BRUÇAJ PËR FITËR BAJRAM

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim!

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë, kudo që ndodheni!

Më lejoni që në këto çaste të gëzuara të festës se Fitër Bajramit, këtij momenti të gëzimit dhe të lehtësimit shpirtëror, t’ju përcjell mesazhet e mia më të sinqerta për një jetë sa më të lumtur, për shëndet dhe mirësi, për sukses në çdo sferë të jetës; me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar adhurimet, lutjet dhe sakrificën tonë. Lexo më tutje